Punëtoria për komunikimin shëndetësor me perspektivë gjinore në Gjakovë
Më 15 maj 2026 u mbajt punëtoria e dytë për komunikimin shëndetësor dhe qasjet me perspektivë gjinore në kujdesin shëndetësor ku të pranishëm ishin profesionistë shëndetësorë nga kujdesi parësor dhe dytësor në Gjakovë.
Gjatë punëtorisë u diskutua se si komunikimi mund t’i mbështesë më mirë pacientët të kuptojnë rreziqet shëndetësore, të marrin vendime të informuara dhe të reagojnë si duhet ndaj trajtimit. Theks i veçantë iu kushtua faktit se mesazhet shëndetësore shpesh nuk janë efektive kur nuk pasqyrojnë realitetet e përditshme, bindjet dhe kufizimet që ndikojnë në zgjedhjet e njerëzve.
Përmes diskutimeve interaktive dhe shembujve praktikë, pjesëmarrësit shqyrtuan boshllëqet e zakonshme ndërmjet këshillave mjekësore dhe sjelljes së pacientëve, përfshirë mënyrën se si përvojat personale, rolet shoqërore dhe prioritetet e ndryshme ndikojnë në vendimet që lidhen me shëndetin.
Gjatë punëtorisë, profesionistët shëndetësorë u inkurajuan të tejkalojnë qasjen “mesazhi i njëjtë për të gjithë”, duke i pajisur ata me qasjen për përshtatjen e komunikimit me përvojat e pacientëve. Në këtë mënyrë, trajnimi synoi të përmirësojë përfshirjen e pacientëve, të forcoj besimin dhe të rrisë ndikimin e përgjithshëm të parandalimit dhe kujdesit.