Profesionistët shëndetësorë në Pejë avancojnë aftësitë në komunikimin shëndetësor me perspektivë gjinore
14 May 2026

Profesionistët shëndetësorë në Pejë avancojnë aftësitë në komunikimin shëndetësor me perspektivë gjinore

Më 14 maj 2026, profesionistë shëndetësorë nga kujdesi parësor dhe dytësor në Pejë morën pjesë në një trajnim kushtuar komunikimit shëndetësor dhe qasjeve me ndjeshmëri gjinore në praktikën klinike.

Nën udhëheqjen e Prof. Suzanne Suggs, punëtoria u fokusua në përmirësimin e komunikimit me pacientët, duke trajtuar mënyrën se si rolet gjinore, përgjegjësitë e kujdesit dhe pengesat në qasje ndikojnë në sjelljet dhe rezultatet shëndetësore, veçanërisht në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike jongjitëse.

Sesioni theksoi rëndësinë e integrimit të perspektivës së komunikimit dhe asaj gjinore në shërbimet e përditshme shëndetësore.

Përmes sesioneve interaktive dhe diskutimeve të rasteve nga praktika, pjesëmarrësit shqyrtuan qasje praktike për komunikim me ndjeshmëri gjinore, duke identifikuar mënyra për ta përshtatur komunikimin me realitetin e përditshëm të pacientëve, si dhe për të përmirësuar angazhimin e tyre, respektimin e trajtimit dhe efektivitetin e përpjekjeve parandaluese.